Çmimet e frutave dhe perimeve vazhdojnë të rriten, njerëzit ankohen, por nuk arrijnë të gjejnë shkakun e këtyre rritjeve. Pak ditë më parë per shembull, fermerët e Sarandës bënë publikisht të ditur se mandarinat në fushat e tyre blihen me 20 lekë kilogrami, por më pas shiten me 100 lekë në treg. Në duart e kujt përfundon diferenca? Në zinxhirin e gjatë që çon në të rritje çmimesh, shfaqet hija e skandalit. Në qendër të skandalit është Tregu Agro-Ushqimor i Tiranës, që funksionin si një qendër për shpërdarjen me shumicë të produkteve ushqimore.
Tregu i ri Agro-Ushqimor është përuruar në vitin 2014 dhe është në pronësi 100% të shoqërisë EKMA Albania. Transferimi nga tregu i vjetër agro-ushqimor në Uzinën Dinamo u shoqërua më polemika, madje edhe me incidente me Policinë..
Tregtarët trembeshin se mos përfundimi i tyre në një treg privat do të shtonte spekulimet. Megjithatë, në një vizitë në tregun e ri, ministri i Bujqësisë në atë kohë, Edmond Panariti, u shpreh me fjalë që jepnin siguri qe nuk do kishte asnje spekulimi me tarifat.