Ekskluzive - Përgjimet/ ' Të ulen te kafja', turqit e heroinës së Hasit takuan 'Ronin e Shijakut'

2019-01-25 8

Dy shtetasit turq Iskender Sale, Nejdet Cesuroglu dhe një kosovar me emrin Xhemal Shalla, dyshohet se kanë mbërritur në Shqipëri, me qëllim zhvillimin e një takimi me Admir dhe Hekuran Hoxhën, që të dy djem xhaxhallarësh, që dyshohen nga Krimet e Rënda si personat që trafikonin sasi të konsiderueshme heroine nga Turqia në vendet e Europës. Një ditë më parë shtetasi turk, Nejdet Cesuroglu u gjet i pajetë në një banesë në Mitrovicë (Lexo këtu).

Qëllimi i këtij takimi sipas të dhënave të prokurorisë ishte përcaktimi i një vendi në zonën e Durrës, ku do fshinin heroinën dhe pikërisht nga ku do e përpunonin dhe trafikonin nëpërmjet portit të Durrësit drejt vendeve të BE. Për sjelljen e sasisë së heroinës në Durrës, dy kushërinjtë Roni Hoxha dhe Admir Hoxha, i shpallur në kërkim, flasin së bashku për rregullimin e disa letrave, për diçka në Durrës.

Kjo bisedë është zhvilluar në muajin Gusht të 2018 ndërkohë gjatë kësaj periudhe deri në Tetor, Hoxha mban kontakte me disa persona nga Kosova dhe Saimir Gjepalin, ku komunikon për disa detyrime financiare ku përmendet shifrat 800 dhe 500. Ndërkohë pas shumë bisedave, kushëriri i tij Admir Hoxha në tetor 2018 flet me një person, i cili e ve në dijeni se ka ardhur në Shqipëri një shtetas Kosovar dhe dy shtetas Turq, që sipas prokurorisë janë dy shtetasit turq Iskender Sale, Nejdet Cesuroglu dhe kosovari Xhemal Shalla.

?Shqiptarja.com? zbardh sot të plota përgjimet e Ronit të Shijakut dhe kushëririt të tij Admir Hoxha. Sipas prokurorisë këta dy persona janë dy drejtuesit e grupit kriminal, dhe personat përgjegjës që kishin organizuar futjen në Shqipëri nga Kosova të 161 pakove me heroinë. Sasia e drogës, ishte fshehur në një shtëpi në një nga fshatrat e Hasit në Kukës, dhe prej këndej po planifikohej të transportohej në Durrës, ku ishte siguruar një ambient për përpunimin e saj. Prej këndej, sasia e drogës do trafikohej në Itali.

Free Traffic Exchange