Pas protestës së banorëve të Zagorisë ndaj kërkimeve për naftë në Parkun Kombëtar dhe ftesës së kryeministrit Edi Rama për debat, ka reaguar së fundmi edhe drejtori i SHELL në Shqipëri, Rohan D?Souza.
Drejtori i kompanisë naftënxjerrëse SHELL, Rohan D?Souza është shprehur përmes një deklarate të shkurtër për mediat se pavarësisht studimit të kryer nga kompania në bllokun 4, nuk do të kryejë kërkime në këtë zonë.
Ai tha se në Parkun Kombëtar të Zagorisë nuk do të ketë asnjë aktivitet shpimi dhe kërkimi për naftë pasi për më tepër është e kategorizuar si e mbrojtur nga legjislacioni shqiptar.
?Pavarësisht rezultateve të studimit sizmik që kompania planifikon në Bllokun 4, Shell nuk do të kryejë aktivitete kërkuese, shpuese në nënzonën e mbrojtur të Zagorisë, e cila gëzon një mbrojtje të veçantë nga legjislacioni shqiptar?, u shpreh D'Souza.