Ekspertët e Bashkimit Evropian i tërheqin vëmendjen Kuvendit për vonesat në formimin e trupave vëzhgues për aktivitetin e përgjimeve nga ana e Agjencisë Teknike Operative. Bëhet fjalë për ngecjet në formimin e Këshillit civil në të cilin janë zgjedhur vetëm gjysma e anëtarëve dhe kompletimin e Komisionit parlamentar për vëzhgimin e punës së ATO-së me dy ekspertë të fushës.