Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Për herë të parë, Shqipërinë e viziton Komandanti i Komandës Ajrore të NATO-s, Tod Uolters. Pasi u prit nga shefi i shtabit Bardhyl Kollçaku, Uolters zhvilloi një bisedë kokë më kokë me Minsitren e Mbrotjes Olta Xhaçka për të folur për projektin e ndërtimit të bazës ajrore të NATO në Kuçovë.
Në konferencën për mediat, Ualters e cilësoi si shumë të rëndësishëm bazën ajrore të Kuçovës, që sipas tij do të sjellë inovacion në kontrollin e komandës. Kuçova gjithashtu do të jetë një bazë që do të presë avionët e NATO
Tod Uolters: Kuçova përfaqëson një avantazh të madh inovacioni, avantazh për të parë hapësirën ajrore, përfitim të gjerë të të dhënave dhe emergjencave dhe së fundi një përmirësim të madh për kontrollin e komandës. Do të jetë një bazë që ka mundësinë për të pritur avionë luftarakë.
Baza në Kuçovë është zgjedhur dhe për shkak të pozicionit gjeografik që ka ky qytet
Tod Uolters: Kuçova zotëron karakteristika të veçanta. Një pistë avionësh me infrastrukturë ekzistuese dhe gjendet në një pozicion shumë të mirë gjeografik për vendin tuaj dhe të Ballkanit Perëndimor dhe gjithashtu ndodhet në një pozicion gjeografik që ofron kushte shumë të mirë atmosferike.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/gjenerali-i-nato-s-here-te-pare-ne-shqiperi-baza-ne-kucove-e-rendesishme