Alimi e Guri kërcënojnë prokurorin Bubevski?

2019-01-24 3

Prokurorët e Speciales pretendojnë të jenë kërcënuar nga të akuzuarit në rastin ?Titanik 3?. Kjo u bë e ditur në momentin kur po vendosej për shtyrjen e seancës gjyqësore në pamundësi për të siguruar dëshmitaren Resmie Beslimovska e cila aktualisht jeton në Gjermani. Gjatë debatit, avokati i Ejup Alimit, Mefail Arsllani i thotë prokurorit Bubevski se mbrojtja është më e aftë në sigurimin e të dhënave për dëshmitaren Beslimovska.