Kush janë këto? Braçe: Basha nuk u soll si burrë kundrejt zonjave të reja në qeveri

2019-01-23 0

Lulzim Basha në fjalën e tij në parlament ditën e hënë u kthye nga podiumi i qeverisë duke treguar me dorë ministret e reja duke thënë; Kush i njeh? Kush i di emrat e tyre? Erjon Braçe e cilëson të turpshëm veprimin e Lulzim Bashës, ndërsa shton se është një mesazh që përcjell dhunë te shoqëria. ?Atje lart (podiumi i qeverisë) nuk jam aq komod, unë jam ai që jam atje poshtë (ulëset e deputetëve). Atje lart edhe duhet të përmbahesh. Prisja që Basha të sillej si burrë në parlament, por ligjërimi i tij politik kundrejt zonjave që janë pjesë e qeverisjes së vendit është e turpshme. Nëse Basha do i adresohej ministrave apo ministreve...por ai u mor me gra, kush e njeh këtë? Thoshte. Ajo lloj gjuhe kundrejt grave, natyrisht përcjell një mesazh shumë negativ dhe të poshtër te ata burrë që gjatë muajit janar kanë vrarë. Gratë u sulmuan verbalisht në parlament. Ai është një mesazh i dhunshëm për shoqërinë?tha ai.

Free Traffic Exchange