Report Tv- Kryemadhi Këtë sistem të kalbur ta rrëzojmë sëbashku

2019-01-23 0

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, në një takim me strukturat në Kamëz, i ka bërë thirrje qytetarëve që të mobilizohen për të rrëzuar së bashku më 16 shkurt qeverinë "Rama".

Në kuadër të vendimit të Partisë Demokratike dhe aleatëve për të protestuar më 16 shkurt ora 11:00 në Tiranë përpara Kryeministrisë, Kryemadhi u shpreh se duhet rrëzuar me patjetër ky sistem, që sipas saj është i kalbur dhe po mbahet në këmbë vetëm nga shqiptarë të varfër.

Qytetarët e Kamzës nuk mund të kenë doktoratura si puna ime, por kanë një zemër të madhe. Le të fillojë organizmi i LSI për protestën e 16 shkurtit. Të nisë nga kjo bashki që ka pasur revoltën kundër padrejtësive. Sot më shumë se kurrë ne kemi nevojë për solidaritet. Kemi nevojë për solidaritet njerëzor për të rrezuar këtë sistem që grabit qytetarët dhe pasurohet duke vjedhur paratë e të varfërve.Ky sistem po e kthen vendin në diktaturë të krimit dhe të drogës. Prandaj ne nuk do të ndalemi. Në çdo qytet të ngrihemi të gjithë ndaj këtij sistemi të kalbur që mbahet gjallë sepse janë shqiptarët e varfër. Opozita e bashkuar ka arsye për të mos u ndaluar.

Monika Kryemadhi, Kryetare e Lëvizjes Socialiste për Integrim