Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Ditare personale të enver hoxhës apo shënime të tij për mbledhjet e partisë dhe fjalimet për rolin e letërsisë. Këto janë vetëm disa nga fondi I madh I dokumenteve që janë deklasifikuar së fundi nga Arkivi i Shtetit lidhur me ish-diktatorin dhe Hysni Kapon. Shkresat që tashmë do të jenë në dispozicion të studiuesve I përkasin periudhës së viteve 1945-1993.
Një seri dokumentesh personale të Enver Hoxhës dhe Hysni Kapos, përfshi edhe ditaret e mbajtura prej tyre, do të jenë të aksesueshme për të gjithë studiuesit pas një vendimi të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave.
Ky institucion ka përfunduar procesin e deklasifikimit të dokumenteve të viteve 1945-1993, të cilat më herët kanë qenë sekret. Disa prej këtyre dokumenteve për ish-diktatorin Enver Hoxha, kanë të bëjnë me pjesëmarrjen në mbledhjet e parties apo fjalimet për rritjen e rolit të letërsisë dhe arteve për edukimin komunist të masave.
"Janë materiale ku enveri ka folur në pleniume dhe byro, dorëshkrime të tjera dhe mendime të tij. Është ditari i Hysni Kapos"
Rreth 48 mijë dosje dhe 600 mijë dokumente që i përkasin Presidiumit të Kuvendit Popullor, Kryeministrisë, fondit të ish-arkivit të partisë, fondit të ministrive, të Prokurorisë së Përgjithshme, Gjykatës së Lartë dhe të organeve të tjera qendrore, do të jenë të hapura për studiuesit.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/publikohen-dokumentet-sekrete-enver-hoxhen-e-hysni-kapon