Ora News – Mali i Zi dhe Shqipëria, paketë të përbashkët turistike

2019-01-23 3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Mali i Zi dhe Shqipëria së shpejti do të kenë një paketë të përbashkët turistike si për sezonin e dimrit dhe atë të verës. Kjo do të thotë që ata turistë që do të vizitojnë jugun e Malit të Zi do të kenë të përfshirë edhe destinacione të veriut të Shqipërisë. Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi gjatë prezantimit të potencialeve turistike të Malit të Zi tha se paketa do të përfshijë Liqenin e Shkodrës dhe Lumin Buna.

Klosi: Do të duam shumë që turistët që vijnë në verë në Malin e Zi të kenë mundësi të vizitojnë Alpet e Shqipërisë, Kalatë, Shkodrën, Lezhën. Oferta jonë turistike duhet të jetë e përbashkët, oferta turistike duhet të përfshirë të dyja anët e kufirit.

Zëvendësministri i Turizmit të Malit të Zi, shqiptari Qazim Hoxhiq nënvizoi rëndësinë që ka bashkëpunimi mes dy shteteve për të zhvilluar sektorin e turizmit.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/mali-i-zi-dhe-shqiperia-pakete-te-perbashket-turistike