Skandali me tenderin e Unazës së Madhe/Arrest me burg në mungesë për Avdjol Dobin

2019-01-23 2

TIRANË - Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e arrestit me burg në mungesë për Avdjol Dobin, 26-vjeçarin administrator të "DH-Albania", kompania e cila fitoi dy tenderë me vlerë 30 mln euro nga ARRSH dhe OST me dokumente të falsfikuara. Masa e sigurisë nga Gjykata është dhënë sot me kërkesë të prokurorisë. Avdjol Dobi është shpallur në kërkim policor që prej zbulimit të skandalit. "DH-Albania" fitoi lotin e parë të "Unazës së Madhe" me vlerë 18 mln euro, pjesë e segmentit nga Pallati me Shigjeta deri te Sheshi Shqiponja. Ndërsa nga OST mori tenderin 12 mln euro për linjën 220 kW Burrel-Peshkopi. Të dy tenderët e anuluan më pas.

Dyshimet mbi Dobin bien se ka falsifikuar dhe ka përdorur më pas një vërtetim të lëshuar nga departamenti i shtetit të Delaware në SHBA, ku tregohej se kompania offshore ?Dunwell Haberman?, e cila pretendohet se është mëma e firmës shqiptare ?DH-Albania?, nuk kishte detyrime financiare në SHBA dhe se vijonte aktivitetin në fushën e ndërtimit prej 20 vitesh. Ndërsa në të vërtetë rezultoi se ?Dunwell Haberman? ishte regjistruar vetëm në korrik 2018 dhe jo në korrik 1998, siç dokumentohej në materialet e depozituara në QKR.

Pas këtij skandali, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikës zgjidhi kontratën me bashkimin e operatorëve ?DH Albania? & ?Biba X? si dhe kallëzoi penalisht kompaninë në Prokurorinë e Tiranës. Ndërsa ARRSH njoftoi rishpalljen e procedurave garuese për lotin e parë të "Unazës së Madhe". Skandali i dy tenderëve solli shkarkimin e drejtorit të ARRSH, Afrim Qendro (Lexo këtu) dhe atij të OST, Klodian Gradeci (Lexo këtu). Të dy dëshmuan edhe në prokurori javën e kaluar, krahas edhe punonjësve të ARRSH-së dhe OST-së. Ata dhanë dëshmi lidhur me administrimin e dokumenteve nga komisioni i vlerësimit të tenderëve (Lexo këtu).