Report TV - Valë grabitjesh në Korçë, bastisen gjatë natës tre biznese dhe një shtëpi

2019-01-23 1

Tre biznese dhe një banesë kanë rënë pre e gabitjes gjatë natës në Korçë. Mësohet se në fshatin Bulgarec, në banesën dhe biznesin privat (furrë buke) të një shtetasi, persona të paidentifikuar dyshohet se kanë vjedhur rreth 10 mijë euro si dhe 400 mijë lekë të reja. Banesa dhe biznesi i grabitur janë në pronësi të Artur Proi. Gjithashtu në aksin rrugor Korçë-Dishnicë, po gjatë natës në dy biznese private se janë marrë sasi lekësh. Një prej bizneseve të grabitura është edhe një fabrikë letre ku gjithashtu është vjedhur një sasi parash.

Nuk ka ende asnjë person të indentifikuar si autor të këtyre vjedhjeve, ndërsa policia njofton se po heton për zbardhjen e rrethanave dhe zbulimin e grabitësve.

Njoftimi i policisë:

Më datë 23.01.2019, gjatë natës, në fshatin Bulgarec, Korçë, në banesën dhe biznesin privat (furrë buke) të një shtetasi persona të paidentifikuar dyshohet se kanë vjedhur një sasi parash.

Gjithashtu në aksin rrugor Korçë-Dishnicë, gjatë natës në dy biznese private dyshohet se janë marrë sasi lekësh. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si edhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjeve.

Ditët e fundit vendi është përfshirë nga disa grabitje. Në Lushnje u vodh një argjendari ku vlera e bizhuve të vjedhura arrin në 10 mln lekë të reja. Ndërsa një ditë më parë, u grabit në binzes në Memaliaj nën kërcënimin e armëve si dhe u dhunua çifti të moshuarve.

Free Traffic Exchange