Ora News – Cakaj ministër, Milo: Delegimi i kompetencave, e drejtë e Kryeministrit

2019-01-23 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Ish-ministri Paskal Milo kërkon nga presidenti dhe kryeministri duhet të kenë më shumë kujdes kur bëhet fjalë për diplomacinë. Sa i përket çështjeve të rëndësishme ai shpreh besimin se Cakaj do të marr marr mendim nga Rama. Por ndryshe mendon ish-Presidenti Bujar Nishani, i cili e akuzon Kryeministrin se ka poshtëruar shtetin shqiptar.

Gent Cakaj vijon të mbetet një ?mollë sherri? mes Kryeministrisë dhe Presidencës. Delegimi i detyrës së Ministrit të Jashtëm nga Edi Rama për Gent Cakajn tregoi edhe njëherë qasjen e ndryshme mes dy institucioneve më të rëndësishmë në vend për emrin e zëvendësministrit.

Ish-Ministri i Jashtëm, Paskal Milo, e konsideron si të drejtë të Kryeministrit për të deleguar detyrën, por gjithashtu shton se kjo situatë e krijuar duhet të bëhet mësim si për Kreun e Shtetit dhe atë Qeverisë.

Paskal Milo: Në këtë rast ne jemi dëshmitarë të një përplasje tjetër institucionale. Por prej këtyre përplasjeve duhen nxjerrë mësime, siç janë konsultimet paraprake para marrjes së vendimeve të rëndësishme.

Emri i Gent Cakaj ka patrur kritika në lidhje me mungesën e eksperiencës për politikën e jashtme, sidomos në lidhje me Kosovën.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/cakaj-minister-milo-delegimi-i-kompetencave-e-drejte-e-kryeministrit

Free Traffic Exchange