Meta: Nuk ndërhyj në punët e qeverisë dhe të PS - News, Lajme - Vizion Plus

2019-01-23 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Presidenti Ilir Meta ka komentuar këtë të mërkurë vendimin e kryeministrit Rama për delegimin e kompetencave të tij si ministër i Jashtëm tek zv/ministri Gent Cakaj.Nga Kamza, ku mori pjesë në një aktivitet, Meta tha para gazetarëve se ky është një veprim që i takon çështjes së organizimit të brendshëm të PS dhe nuk i takon presidentit.Meta deklaroi se ai do të vijojë të respektojë Kushtetutën dhe se i ka të qarta kompetencat e tij se kujt ia delegon autoritetin kushtetues për lidhjen e marrëveshjeve ndërkombëtare.?Presidenti nuk ndërhyn dhe nuk komenton për aktet e organizimit të brendshëm të ekzekutivit apo të ministrive. Unë si President i Republikës respektoj Kushtetutën dhe i kam shumë të qarta kompetencat e mia se cilit institucion mund t?i delegoj autoritetin kushtetues për të lidhur marrëveshjet ndërkombëtare në emër të Republikës së Shqipërisë.?