''21 Janari 8 vite më pas" të ftuar në Report Tv gazetari Artan Hoxha dhe analisti Yzeiri

2019-01-22 1

Në studion e lajmeve në Report Tv me gazetarin Besard Jacaj të ftuar ishin gazetari investigativ Artan Hoxha dhe analisti, Ilir Yzeiri. Gazetari Artan Hoxha, i cili ka ndjekur nga pranë protestën e 21 janarit 2011, thotë se policia gaboi kur përdori gazin lotsjellës ndaj protestuesve i cili dëmtoi edhe vetë efektivët të cilët nuk ishin të pajisur me maska antigaz. Ai thekson gjithashtu se vrasja e 4 protestuesve ndodhi kur protesta ishte shuar dhe turma po shpërndahej. Ndërsa analisti Ilir Yzeiri tha se fajtorët e 21 janarit 2011, nuk janë vënë para drejtësisë, dhe se përgjegjësit sot kërkojnë të kthehen në pushtet. Yzeiri tha se Lulzim Basha, ish-ministër i Brendshëm kërkon të rikthehet në detyrë me njollën e 21 janarit në shpinë. Gazetari investigativ i Report Tv, Artan Hoxha shton gjithashtu se pa parë pamjet që kishin fiksuar kamerat televizive, e dinte që protestuesit ishin vrarë nga Garda. Ndërsa analisti Ilir Yzeiri thotë se politika shqiptare i ka të përlyera duart me gjakun e protestuesve të 21 janarit dhe nuk mund të fshihet kur sot janë 4 jetë të humbura dhe asnjë përgjegjës.

Free Traffic Exchange