Pjesa e pare Dt 22Janar Pa Gjurme - Gjendet pas 6 vitesh Ali Gashi Musai/ I humburi rrefen vitet e izolimit dhe pamundesine per tu lidhur me Shqiperine Ekzistonte në skedën e të humburve që prej 5 majit të vitit 2013. "Pa Gjurmë" zbulon fatin e 52-vjeçarit, Ali Gashi Musai i njohur më parë me emrin Zijat Musai, i cili prej 6 vitesh ka mbajtur në ankth zemrat e familjarëve, pasi u zhduk pa lënë asnjë gjurmë. "Pa Gjurmë" mësoi se Ali Gashi Musai ka qenë në burg për disa vite në Londër, ndërsa është liruar pak kohë më parë. Ai ka probleme të shëndetit mendor, ndërsa fizikisht është në rregull. Disa muaj më parë ai ka udhëtuar drejt Shqipërisë gjë e cila është e verifikueshme përmes sistemit TIMS.
Në lidhje me skype nga Gjermania, vëllai i Mustafa Musai tha në "Pa Gjurmë" se prej 6 vitesh familja e tij nuk kishte asnjë të dhënë për fatin e tij. Ai ka thënë se Aliu ka bashkëjetuar me një grua në Londër, ndërsa pas humbjes së kontakteve, ata nuk dinin asgjë për të. Ai tha se amaneti i nënës së tij, e ndarë nga jeta disa vite më parë, ka qenë që ai të gjente vëllain e tij. Edhe dëshmitë e mbërritura në stafin e "Pa Gjurmë" kanë qenë se Ali Gashi Musai jeton në Londër.