Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Një ekip shpëtimi i bazës ajrore të Farkës vjen në një rrëfim për Ora Neës. Nga operacionet në terrene të vështira te lufta me kohën janë disa prej sfidave më të cilat përballen pilotët dhe teknikët e bordit.
Ervin Buzi dhe Dritan Demiraj janë pilotë prej shumë vitesh, ndërsa Saimiri është tekniku i bordit. Për të tre pjesëtarët e ekipit të shpëtimit puna në grup është çelësi i suksesit.
"Ekuipazhi jonë funksionin si një ekip i vetëm"
"Mundohemi të arrijmë sa më shumë dhe të bëjmë maksimalin"
"Jam në ndihmë të pilotëve gjatë gjithë misionit, nga fillimi deri në fund"
Ata janë një ekip që përballen me shumë raste emergjente për të cilat iu duhet të luftojnë me kohën.
"Mendimi i parë është që a do të shkojmë në kohën e duhur dhe në vendin e duhur sa më shpejt"
Vështirësitë më të mëdha për ta janë në periudhën e dimrit.
"Pjesa dërmuese është kur mjeti do të shkojë të ulet në terrene shumë të vështira. Ne me bashkëbisedimin që kemi me pilotin bëjmë të mundur orientimin e tij për ulje në zona të sigurta"
"Shpesh herë përballemi me një mot jo që është normale".
Koha e dimirt është më e vështirë sepse shikueshmëria është më e reduktuar".
Ervini, Dritani dhe Saimiri kanë të tre nga një histori shpëtimi për të rrëfyer, për të cilën ruajnë ende kujtime suksesi.
"Kur shkuam të transportonim një zonjë nga Peshkopia për në Tiranë. Kur ulemi atje, terreni me dëborë, e vështirë. Por duke qenë se ishte një nënë që duhej shpëtuar, e bëmë"
"Shpëtimi i vajzës së vogël në Burrel, pasi kishte mbetur në shtëpi, e cila ishte përmbytur nga uji në të gjitha anët"
"Ne na kërkohet për të shkuar në Luginën e Shalës për një person që kishte pësuar infrakt. Kemi kërkuar rreth 20 minuta, ndodheshim mbi shtëpinë e zotërisë, por askush nuk na jepet një shenjë që ndodheshim mbi atë banesë"
Pas operacioneve të shpëtimit, ndjesia e ekipit bëhet akoma edhe më e bukur.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/heronjte-e-ajrit-ekipi-i-emergjencave-te-shpetimit-rrefehen-ora-news