Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews #boom
Emisioni BOOM ka denoncuar se një ngarkesë me ndihmë humanitare për spitalin e Kavajës është bllokuar në doganën e Portit të Durrësit.
Bëhet fjalë për organizatën humanitare amerikane Project CURE e cila dërgon ndihma dhe pajisje mjekësore falas në spitale që kanë nevojë nëpër botë, duke përfshirë edhe Shqipërinë.
Vullnetarja shqiptare, Ina Farka promovoi veprimtarinë e Project CURE dhe së bashku me diasporën shqiptare arritën të mblidhnin shumën e nevojshme për vizitën e ekspertit dhe transportin e ndihmave.
Vizita u krye në spitalin e Kavajës, në spitalin e Maliqit dhe në 6 klinika përreth qarkut të Korçës, në Mars 2018.
Gjatë kësaj vizite, eksperti i Project Cure u takua edhe me Ministren e Shëndetësisë dhe i ofroi ndihmë edhe për spitalet, klinikat e tjera në Shqipëri.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/boom-shqiperia-vendos-barriera-kontenieri-me-ndihma-spitalet-mbetet-i-bllokuar