Report Tv-Ceremonia e betimit si ministër i Jashtëm e Kryeministrit Rama

2019-01-22 1

Pak minuta zgjat ceremonia e betimit të kryeministrit Edi Rama në Presidencë i cili merr kështu zyrtarisht edhe detyrën si ministër i Jashtëm. Kreu i qeverisë mbërriti në selinë e kreut të shtetit i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Engjëll Agaçi.

Një ditë më parë Kuvendi miratoi me 78 votat e maxhorancës dekretin e Metës për emërimin e Ramës edhe në postin e kryediplomatit në vend të Ditmir Bushatit të larguar. Fillimisht Meta refuzoi të dekretojë emrin e Gent Cakajt, ndërsa nuk shkarkoi as Ditmir Bushatin, pas ndryshimeve të thella në kabinetin qeveritar në fund të vitit të kaluar.