Rikonstruktohet trotuari i rrugës 'Ibrahim Rugova' në kryeqyet, Veliaj: Tirana qytet i të gjithëve

2019-01-22 0

Pas rehabilitimit të trotuareve në Rrugën e Kavajës, Bashkia e Tiranës po vijon punën për zgjerimin e tyre edhe në disa rrugë të tjera të qytetit, për të mundësuar kalimin më lehtë të këmbësorëve, të karrocave të fëmijëve dhe personave me aftësi ndryshe. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj inspektoi punimet për zgjerimin e trotuareve në ?Ibrahim Rugova?, pranë shallvareve, dhe vlerësoi faktin se edhe ky investim shkon në favor të këmbësorëve dhe personave me aftësi ndryshe.

Jam shumë i kënaqur nga mënyra se si po rikuperojmë tokë dhe terren, që më përpara ishte vetëm pronë e makinave, të cilat në fakt janë vetëm 20% e popullatës, kurse 80% e njerëzve ecin në këmbë, përdorin biçikletat dhe transportin publik. Kjo rrugë vërtetë ka qenë një rrugë tregtare, një rrugë me dyqane, me kafe e biznese, ama për trotuar kishim një shteg dhish, i cili nuk lejonte të shkëmbeheshin dy vetë, e jo më të shijonin vitrinat apo të bënin biznes. Ajo që kemi vënë re në të gjitha rrugët ku shtohen hapësirat pedonale ka më shumë biznes, ka më shumë ekonomi, ka më shumë xhiro. E kemi vënë re tek ?Myslym Shyri?, e kemi vënë re te Pazari i Ri, te sheshi ?Skëndërbej?, në çdo rrugë që përshkohet nga një trotuar i mirë ose nga një korsi biçikletash.

Erion Veliaj, Kreu i Bashkisë së Tiranës
Sipas kryebashkiakut, shumë prej trotuareve të zaptuara gjatë viteve ?90 janë legalizuar dhe hipotekuar, prandaj për zgjerimin e trotuarit përgjatë gjithë segmentit rrugor nga ?Myslym Shyri? deri tek ura e Lanës janë përdorur hapësirat që më herët përdoreshin për parkimin e makinave.

Statistikat na tregojnë që në vitet 90-të kemi pasur një ofensivë të zaptimit të trotuareve. Shumë prej tyre në rrumpallën e këtyre viteve janë legalizuar dhe hipotekuar dhe e bëjnë thuajse të pamundur që ti të qërosh çdo fasadë pallati, kështu që na duhet në korsitë ose në rrugët që kanë 4-5 korsi të marrim një korsi makinash ose një korsi parkingu, ku sakrifikojmë të ardhura për ta kthyer në një hapësirë për këmbësorët. Ndaj, jam shumë i lumtur që eksperimenti i parë po bëhet në këtë segment të parkut ?Rinia?, duke filluar nga ?Myslym Shyri? deri tek ura e Lanës.

Erion Veliaj, Kreu i Bashkisë së Tiranës
Veliaj shtoi se projekti i radhës është ndërhyrja në parkun ?Rinia?, i cili do t?i nënshtrohet një ndërhyrje totale nga Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit, për ta transformuar edhe këtë hapësirë në një mundësi më shumë për argëtim për fëmijët dhe të rriturit.

?Në parkun Rinia do të bëjmë një sistemim total. Jam i ndërgjegjshëm se është një park shumë i frekuentuar, por ka nevojë të vihet dorë. Me të njëjtën mënyrë siç kemi vënë dorë tek liqeni dhe kemi transformuar gjithë hapësirën atje, ashtu do të transformojmë edhe parkun "Rinia", deklaroi kryebashkiaku.