Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Një ditë më parë opozita deklaroi se kalimi i fondeve të rrugës Thumanë -Kashar për Universitetin ishte një propagandë e gënjeshtërt qeveritare pasi për këtë rrugë nuk ishte parashikuar asnjë fond në buxhetin për vitin 2019.
Këtij pretendimi, zëdhënësja e qeverisë dhe Ministrja për Parlamentin, Elisa Spiropali, iu përgjigj duke thënë se kjo është e pavërtetë.
Qeveria sipas saj ka parashikuar një hapësirë fiskale për këtë rrugë të cilën do ta paguante sipas kontratës, ndërsa kjo rrugë do të niste ndërtimin me paratë e privatit.
Spiropali: Procedura Thumanë-Kashar ishte në fazën finale të kalimit në qeveri dhe do të niste menjëherë puna me fondet e subjektit privat. Procedura e PPP-së për aksin Thumanë-Kashar është anuluar dhe hapësira fiskale në dispozicion të kësaj PPP do ti kalojë Ministrisë së Arsimit Sportit dhe Rinisë për kampusin universitar si dhe për rregullime të tjera në jetën universitare dhe infrastrukturë.
Në lidhje me kandidaturën e Bahri Shaqirit për Kontrollin e Lartë të Shtetit, Spiropali mbështeti mendimin e Ulsi Manjës, i cili paralajmëroi rrëzimin e tij.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/spiropali-tregon-si-qendron-e-verteta-e-fondit-rrugen-thumane-kashar