Ora News - Ekspertë nga Irlanda për sigurinë ushqimore në Shqipëri

2019-01-22 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Ekspertë nga Irlanda që është vendi me sigurinë e dytë ushqimroe më të mirë në Botë do të bëjnë ekspertizën e mallrave ushqimorë në vendit tonë.

Lajmin e bëri të ditur dje ministri i ri i Bujqësisë dhe Zhvillimir Rural Bledi Çuçi. I ftuar dje në emisionin ?Debati në Channel One? të gazetarit Roland Qafoku, aia tha se shumë shpejt në Autoritetin Kombëtar të Ushqimit do të instalohet një grup specialistësh nga Irlanda bashkë me pajisjet moderne.

?Ata do të monitojnë të gjithë zinxhirin e sigurisë ushqimore në të gjithë Shqipërinë që nga prodhimi e deri në momentin e konsumimit? tha ai.

Sipas ministrit ata do të sondojnë të gjitha ushqimet në vend duke nisur në ferma, fabrika dhe tregje.

?Kjo do të bëhet me qëllimin për të rritur sigurinë ushqimore dhe si një masë që do të sjellë rezultate të prekshme? tha Çuçi.

Fakti është që në media ka një sërë denoncimesh për shumë mallra ushqimore në treg që janë abuzivë.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/eksperte-nga-irlanda-sigurine-ushqimore-ne-shqiperi