Seanca e parë e sesionit të ri në parlamentar nuk solli ndonjë të re sa i takon marrëdhënies maxhorancë-opozitë. Lulzim Basha dhe kryeministri Rama debatuan sa i takon vendimit për tërheqjen e qeverisë nga koncesioni i Rrugës Thumanë-Kashar.
Basha thotë se është një gënjeshtër se paratë do të shkojnë për universitetet, ndërsa Rama pasi opozita la sallën sqaroi se çfarë parashikon projekti i bërë publik nga ministrja e re e Infrastrukturës.
Jo ballë për ballë Rama iu përgjigj akuzave të kryedemokratit se përzgjedhjen e ministrave të rinj e ka bërë i diktuar nga oligarkët.
Opozita do të vendoset në ballë të kryengritjes popullore paralajmëron Basha, por Rama i kujton 21 Janarin dhe frikën nga Reforma në Drejtësi që po nis të veprojë.
Me 78 vota pro, parlamenti miratoi dekretin e Presidentit për marrjen e detyrës së ministrit të Jashtëm nga kryeministri Rama dhe me 77 vota shkarkimin e Ditmir Bushatit nga ky post.
Vetë Rama pas votimit deklaroi se kjo lëvizje e detyruar nga shkelja që i bëri Presidenti Kushtetutës nuk do të jetë afatgjatë, por derisa të rinisë nga funksionimi Gjykata Kushtetuese.
Përplasja mes Ramës dhe Bashës për koncesionin e aksit Thumanë ? Kashar vijoi edhe pas seancës së parlamentit, ku kryeministri ironizoi sërish qëndrimin e opozitës.
Tv Klan