Ora News – Rakacolli: Prindërit të drejtohen te mjeku i familjes, jo direkt në QSUT

2019-01-21 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Ministria e Shëndetësisë u bëri thirrje prindërve që t`i drejtohen së pari mjekut të familjes dhe jo direkt QSUT-së për rastet e fëmijëve të prekur nga virozat e stinës. Zv/ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, foli ndërsa inspektoi urgjencën pediatrike të Qendrës Spitalore Universitare. Ajo gjithashtu u bëri thirrje prindërve t`i vaksinojnë fëmijët për fruthin.

Virozat e stinës kanë sjellë fluks të lartë të fëmijëve që paraqiten në urgjencën pediatrike të Qendrës Spitalore Universitare në Tiranë.

Temperatura e lartë dhe kolla janë shpesh shqetësimet e fëmijëve të cilët paraqiten për të marrë mjekim.

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, duke inspektuar urgjencën, u bëri thirrje prindërve të vaksinojnë fëmijët kundër fruthit, pasi kohët e fundit ka patur disa raste.

Rakacolli: Shqipëria sapo është në përfundim të një epidemie të fruthit, por kjo nuk do të thotë që mund të mos vijë ndonjë rast tjetër fruthi këtu. Duke qenë në kontakt me fëmijë të tjerë aty, mundet që fëmijët që janë të pavaksinuar mund të infektohen. Me këtë rast i bëj thirrje prindërve që në kalendarin e vaksinimit të tyre për arsye subjektive kanë vonuar vaksinimin me fruth tja bëjnë sa më shpejt.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/rakacolli-prinderit-te-drejtohen-te-mjeku-i-familjes-jo-direkt-ne-qsut

Free Traffic Exchange