Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Kryeministri Rama zyrtarisht ka marrë edhe postin e ministrit të Jashtëm. Me 77 vota pro dhe votën abstenim të Spartak Brahos, deputetët e mazhorancës miratuan dekretin e Presidentit për shkarkimin e Bushatit dhe me 78 vota pro miratuan emërimin e kryeministrit Rama.
Po ashtu Kuvendi miratoi Arben Ahmetajn kryetar të Komisionit të Financave dhe Ekonomisë, Niko Peleshin kryetar i Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese.
Bashkëkryetare e Komisionit të Reformës Zgjedhore u zgjidh Blerina Gjylameti, ndërsa Damian Gjiknurin anëtar i Komisionit të Ligjeve.
Senida Mesi u miratua nënkryetare të Komisionit të Integrimit, ndërsa Klodiana Spahiun nënkryetare e Komisionit të Shëndetësisë
Ndërkohë Kuvendi miratoi zgjatjen me 30 ditë të Komisionit të Reformës Zgjedhore.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kuvendi-nis-pasdite-sesionin-e-ri-me-votimin-e-rames-si-minister-i-jashtem