Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Presidenti Ilir Meta e ka nisur vizitën e tij në Malin e Zi me një takim me homologun e tij Milo Gjukanoviç .
Duke folur pas takimit në konferencën e përbashkët, Presidenti Meta nënvizoi se forcimi edhe më shumë i marrëdhënieve dypalëshe, integrimi edhe më i plotë i shqiptarëve të Malit të Zi, si dhe kursi europian dhe euro-atlantik i rajonit, është në interesin më të mirë të përbashkët të dy vendeve.
Ilir Meta: Një temë mjaft e rëndësishme e forcimit të bashkëpunimit tonë ka të bëjë edhe ajo me integrimin e mëtejshëm të shqiptarëve në Malin e Zi dhe po kështu me respektimin e të drejtave të pakicës malazeze në vendin tonë.
Jam krenar për përkushtimin e shqiptarëve këtu në Malin e Zi, që nga pavarësia, që nga shtetformimi dhe në vijimësi për të gjithë mbështetjen e palëkundur që i kanë dhënë forcimit të shtetit të Malit të Zi dhe integrimit të tij euro-atlantik dhe në Bashkimin Europian.
Sepse në këtë mënyrë i kanë shërbyer interesit më të lartë, jo vetëm të Malit të Zi, por në këtë mënyrë i kanë shërbyer edhe forcimit të paqes, të sigurisë dhe të stabilitetit në rajonin tonë.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/meta-pas-takimit-me-gjukanovic-flet-integrim-me-te-plote-te-shqiptareve-te-malit-te-zi