Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Kreu i PD, Lulzim Basha në nisje të sesionit të ri parlamentar u ndal tek ministrat e rinj, që sipas tij janë figura të panjohura dhe që nuk kanë dhënë asnjë kontribut as për PS dhe as për vendin. Sipas tij këta ministra janë emrëruar nga oligarkët, ndërsa Rama vetëm i ka firmosur.
Pas fjalës së Bashës, deputetët e opozitës u larguan nga seanca.
Basha: Hap pas hapi keni parë si u vu në jetë ky projekt, u asgjesuan zgjedhjet, u asgjesua e drejta e votës. U asgjesua Kuvendi, sot kjo sallë nuk përfaqëson interesin publik, ata që kanë forcën e kartonave e morën përmes forcës së krimit. Ky kuvend sot përfaqëson vesin më të shëmtuar në 28 vite pluralizëm, hajdutërinë.
U asgjesua Gjykata Kushtetuese, u asgjesua nga kjo sallë prokuroria, tani i erdhi radha asgjesimit të PS.
Sot në pushtet ka vetëm një njeri që qeveris me një grusht oligarkësh dhe kriminelësh që kontrollojnë të gjitha pushtetet në vend, jashtë çdo kontrolli dhe procesi politik.
Sot ministra në pushtet nuk janë më as përfaqësues të popullit, as përfaqësues të PS.
Sot ka vetëm një pushtet, pushteti personal i Edi Ramës.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/basha-rames-mos-pellit-nga-i-more-keta-ministra