Ora News - Meta propozon Bahri Shaqirin për në krye të KLSH-së

2019-01-21 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Një muaj pasi Kuvendi i rrëzoi propozimin e Vitore Tushës, presidenti Ilir Meta përzgjedh një tjetër kandidaturë për postin e Kryetarit të Kontrrollit të Lartë të Shtetit. Bahri Shaqiri, ish-drejtor i shërbimit Informativ Shtetëror dhe aktualisht këshilltar i Presidentit për Çështjet e Sigurisë Kombëtare është kandidatura e propozuar nga kreu i shtetit, për të marrë drejtimin e KLSH-së.

Propozimi i bërë vjen pikërisht më 21 janar, ndërkohë që dihet se ish kryeministri Berisha e ka akuzuar ish-kreun e SHISH, Bahri Shaqiri, si pjesë e ?puçit të shtetit? në protestën e 8 viteve më pare para kryeminsitrisë ku mbetën të vrarë 4 protestues. Në njotimin e saj presidenca argumenton se, Shqairi i plotëson të kriteret për këtë post.

Në propozim thuhet se "Zoti Bahri Shaqiri plotëson të gjitha kushtet dhe kriteret ligjore për t?u emëruar në këtë pozicion, si dhe është një kandidaturë me eksperiencë në drejtimin e institucioneve. Gjatë eksperiencës 26-vjeçare të punës në institucionet e larta shtetërore si: Ministria e Financave, Shërbimi Informativ i Shtetit, Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës, dhe aktualisht në Institucionin e Presidentit të Republikës, z. Bahri Shaqiri ka treguar integritet të lartë moral dhe profesional në ushtrimin me sukses të detyrave kaq të rëndësishme.

Gjatë ushtrimit të detyrave të mësipërme, - vijon presidenca- ka patur bashkëpunim të shkëlqyer me partnerët ndërkombëtarë, në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar dhe krimit ekonomiko-financiar si dhe ka njohuritë e duhura në fushën e ligjit dhe auditimit për të garantuar drejtimin profesional të këtij institucioni të pavarur.

Dekreti nr. 11063, datë 19.01.2019 dhe dokumentacioni shoqërues i kësaj kandidature iu përcoll sipas ligjit Kuvendit të Shqipërisë për miratim.

Bahri Shaqiri ka një eksperiencë 26-vjeçare në institucionet e larta shtetërore si: Ministria e Financave, Shërbimi Informativ i Shtetit, Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës. Tashmë pritet që Kuvendi të shqyrtojë këtë kandidaturë të propozuar nga Presidenti.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/meta-propozon-bahri-shaqirin-ne-krye-te-klsh-s