Report Tv-Shkolla 'Urani Rumbi' në Gjirokastër ka kaldaja por nuk funksionojnë

2019-01-21 1

Këshilli i prindërve të shkollës 9-vjecare ?Urani Rumbo? në qytetin e Gjirokastrës, i ka dhënë ultimatum Drejtorisë Arsimore dhe Agjensisë së Mirëqënies dhe Kujdesit Social pranë Bashkisë Gjirokastër me bojkot mësimor.

Shkak është bërë mungesa e ngrohjes dhe temperaturat e ulëta të papërballueshmë nga fëmijët. Në shkresën e tyre ata kërkojnë rikthimin e sobave të blera me kontribut të prindërve dhe njëkohësisht deklaraojnë se nëse ngrohja në shkolla nuk rregullohet ata nuk do të dërgojnë më fëmijët në shkollë. Vetë fëmijët thonë se kaldaja është e pamjaftueshme pasi nuk ngroh.

Nga ana tjetër drejtori i Agjensisë së Mirëqënies dhe Kujdesit Social pranë Bashkisë Gjirokastër Armand Mamani, thotë se defekti i kaldajave është konstatuar ditën e premte. Sipas tij, është kontaktuar menjëherë firma që ka kryer punimet dhe pritet që difekti të rregullohet.

Në shkollën 9-vjecare ?Urani Rumbi? që gjendet në lagjen Palorto, mësojnë 360 nxënës të cilët prej ditësh po vuajn nga i ftohti i temperaturave mjaft të ulëta çka ka shkaktuar edhe revoltën e tyre.