Ministrja Belinda Balluku ndërpret koncesionin për rrugën Thumanë-Kashar

2019-01-21 1

Ministrja e re e Transporteve, Belinda Balluku ka ndërprerë procedurën e dhënies me koncesion për ndërtimin e aksit rrugor Thumanë-Kashar.

"Kam vendosur ndërprerjen e procedurës së partneritetit publik-privat për aksin Thumanë-Kashar", tha ajo.

Në deklaratën e saj të parë për mediat, ministrja Balluku bëri me dije se ky partneritet u ndërpre për shkak të Paktit për Universitetin.

Sikurse tha ajo, fondet e planifikuar për këtë rrugë do të përdoren për Universitetin, në kuadër të vendimeve të reja që u morën pas protestës së studentëve.