Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Dita me diell dhe rritja e temperaturave riktheu vlonjatët dhe pushuesit ditor buzë Jonit.
Të shumtë dolën për rrezet e diellit, detin, një kafe, apo edhe fëmijët.
Lungomarja këtë të diele ishte e gjallë, vija bregdetare po ashtu. Prindër e fëmijë iu gëzuan rrezeve të diellit duke luajtur buzë detit, disa madje po mësojnë të ecin aty.
Më të riturit shfrytëzuan kushtet për selfit e para në plazh, edhe pse jemi në mes të dimrit.
Për vlonjatët deti është dashuri, ndaj disa nuk i janë ndarë as në ditë me shi, sikurse ky zotëri që sfidoi motin pak ditë më parë.
Edhe pse atraksion, një situatë ndryshe ishte në ekstremin verilindor. Në Pukë liqeni ka ngrirë plotësisht. Veç pamjes që tërheq vizitorë kjo situatë është edhe e rrezikshme, ndaj bashkia e Pukës i bëri thirrje qytetarëve dhe vizitorëve që të tregohen të kujdesshëm dhe mos kërkojnë aventura në ujin e ngrirë.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/plazh-ne-vlore-akull-ne-puke