Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi në një takim me strukturat e partisë së saj, në Skrapar paralajmëroi se më datë 30 qershor datë kur pritet të mbahen dhe zgjedhjet lokale, është deklaruar se do të ketë edhe zgjedhje të parakohshme.
Teksa akuzoi qeverinë për përfshirje në skandale të mëdha Kryemadhi foli dhe për nisjen e aksionin opozitar, për të rrëzuar nga posti kryeministrin Edi Rama ku u shpreh se ka ardhur koha për nisjen e një revulucioni të vërtetë qytetar pasi sipas saj shqiptarët nuk do të pranojnë të qeverisen më nga një qeveri me mandate të blera e të grabitura.
Një qeveri që rrit taksat nuk meriton të qeverisë. Nuk do të jenë zgjedhje lokale, por edhe zgjedhje të përgjithshme, sepse shqiptarët nuk do të pranojnë të qeverisen nga një qeveri e cila ka grabitur mandatet në parlament dhe i ka të blera.Nga Brukseli dëgjojmë një rrufe në qiell të hapur, dëgjojmë se si komisioneri Hahn shprehet se ?Rama ka mbajtur peng reformat?. Kemi përballë një sfidë : Të Rrëzojmë Edi Ramën. Kudo që shkel, dëgjoj se edhe socialistë të ndershëm që janë të mërzitur me Rilindjen. Kur nuk ka socialist të ndershëm që suporton këtë njeri, tani duhet thënë se kushtet janë pjekur. Do të dalim në rrugë dhe do ta rrëzojmë Edi Ramën .
Monika Kryemadhi, Kryetare e LSI-së.