Dëbora ka mbuluar Parkun e Dajtit, dhe kjo ka bërë që qytetarë të shumtë ta zgjedhin si destinacionin e fundjavës. Mbi petkun e bardhë, nuk janë vetëm fëmijët të cilët argëtohen, por edhe të rriturit i janë bashkuar atyre. Dajti është një alternativë mjaftë e mirë për tu shkëputur nga një javë e lodhshme në Tiranë, dhe këtë e pohojnë edhe qytetarët:
Parku i Dajtit, është një peisazh shumë i mrekullueshëm sidomos në këtë stinë. Këtu është shumë bukur, edhe është një vend shumë i bukur për të ardhur në fundjavë dhe për të luajtuar.
Qytetarët
Në Dajt nuk mungojnë as turistët e huaj, të cilët duket se e pëlqejnë atë çka ofron ky park.
Ne po e shijojmë këtë udhëtim. Kemi 4 ditë këtu. Jemi nga Hungaria. Është hera e parë këtu. Është një vend shumë i këndshëm.
Turist