Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Mbyllja e basteve dhe kazinove ka rritur ndjeshëm numrin e ambienteve që janë listuar pranë agjencive imobiliare për tu dhënë me qira. Shumë pronarë kanë shpallur dhënien me qira të ambienteve që kryesisht janë kthyer në dyqane, zyra e kafene. Ndërsa çmimet e qirave për këto ambiente nuk kanë pasur ndryshim edhe pse pritet të ketë një ulje si pasojë e rritjes së ofertës.
Ambientet ku më parë funksionin bastet e kazinotë janë transformuar në dyqane, zyra e kafene. Xheni Jahja agjente imobiliare thotë se ka pasur rritje të interesit nga pronarët për ridhënien me qira të këtyre ambienteve.
Jahja: Mësë shumti janë ambiente që rikthehen në kafene dhe shërbime, zyra ose dyqane. Ambiente të tilla kanë qenë fokusuar në zona të mira, kyçe sa i përket tregut imobilar dhe kanë qenë të lakmuara.
Ndërkohë Lefter Sila shpjegon se konkurrenca do ndikojë në uljen e çmimeve edhe pse aktualisht nuk është reflektuar
Sila: Deri tani nuk është se krijohet ndonjë hapësirë për të gjykuar mbi çmimet, mbi mundësitë e ripërdorimit në një funksion tjetër. Ne po kërkojmë pronarët që të bisedojmë me to për ridhënien me qira ose të shitjes. Nëse supozojmë se të gjitha pikat e basteve mbyllen, ky do të ketë një reflektim në uljen e çmimit dhe jo në rritjen e tij.
Që prej 1 janarit në të gjithë vendin të gjitha subjektet që vepronin si pika bastesh e kazinosh janë mbyllur. Rastet që kapen duke vazhduar aktivitetin dërgohen për ndjekje penale nga policia.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/mbyllja-e-basteve-shton-qirate