Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Depolitizimi i komisioneve dhe futja e teknologjisë në zgjedhjet e 30 qershorit është e pamundur të realizohen pasi nuk ka më kohë. Nënkryetari i KQZ-së, Denar Biba, thotë se edhe nëse PD e PS bien dakord për kodin e ri zgjedhor, këto dy çështje janë të vështira për tu realizuar.
Zgjedhjet vendore po afrohen ndërsa politika nuk ka arritur ende që të gjejë konsensusin për një propozim të përbashkët për reformën zgjedhore.
Por pavarësisht pengesave politike, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur përgatitjet për 30 qershorin me kodin e vjetër pasi ashtu siç shprehet nënkryetari i këtij Komisioni, nuk ka kohë për të humbur.
Denar Biba tregon që edhe nëse PD-PS bien dakord për kodin e ri, disa ndryshime janë shumë të vështira për tu implementuar në këto zgjedhje.
Denar Biba: Nëse do të depolitizohen komisionerët do të duhet që ata të jenë trajnuar, të certifikuar më parë nga KQZ. Por sa më tepër ti afrohemi datës së zgjedhjeve, aq më e vështirë do të jetë.
Në draftin e depozituar në Kuvend nga PS thuhet që në 30 qershor duhet të futet teknologjia në 30 qershor.
Por KQZ e sheh skeptike realizimin e plotë të kësaj kërkese.
Denar Biba: Kjo jo vetëm që do të kërkojë ndërhyrje në aspektin logjistik, prokurime e kështu me radhë, do të merrnin dhe investim të brendshëm nga KQZ, njohjen me teknologjinë. Nëse do të bëhet ndonjë ndryshim, të bëhet mundësisht nesër, por kohë nuk ka.
Komisioni Qendror i zgjedhjeve po funksionon me 5 anëtarë, pasi PD nuk ka sjellë dy emrat e rinj zëvendësues.
Për Biben kjo nuk e dëmton punën e Komisionit, por i kujton opozitës që është përgjegjësi e saj që të plotësojë vendet vakante.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/ska-kohe-teknologji-biba-ndryshimet-ne-kodin-zgjedhor-kerkojne-trajnime-dhe-infrastrukture