Parlamenti voton nesër dekretet - News, Lajme - Vizion Plus

2019-01-20 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Parlamenti rinis nesër punimet, me hapjen e sesionit të katërt të Legjislaturës së nëntë të Kuvendit. Opozita pritet të marrë pjesë në seancë, për të nisur atë që Lulzim Basha e ka quajtur më herët një betejë të fortë kundër qeverisë Rama. Por vendimi final do të merret në grupin e PD. Veç caktimit të kalendarit të punimeve dhe njohjes me projektligjet e depozituara, parlamenti pritet të votojë nesër pasdite edhe dekretin e presidentit Meta për shkarkimin e Ditmir Bushatit nga detyra e ministrit të jashtëm, si dhe për dekretin që emëron në krye të diplomacisë, kryeministrin edi Rama. Ky moment pritet të shënojë edhe përplasjen e radhës mes mazhorancës dhe opozitës, nëse kjo e fundit do të jetë në sallë. Gjatë seancës së jashtëzakonshme, votimi i dekreteve të ministrave të rinj shkaktoi tension në kuvend, pasi PD kërkoi të merrte fjalën, por nuk u lejua nga kryetari Gramoz Ruci. Për pasojë opozita paralajmëroi nisjen e protestave masive për rrëzimin e qeverisë së Edi Ramës.