Ora News - QSUT me depo të re farmaceutike

2019-01-20 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Spitalit "Nënë Tereza" do t?i shtohet një depo farmaceutike me vlerë 18 milion euro. Në kantierin e ndërtimit, kryeministri Edi Rama shprehu disa fjalë vlerësuese për mjekët e sistemit spitalor.

Rama: Këtu dhe në spitalet në tërësi ka mjekë fantastikë dhe infermierë shumë të devotshëm, kuptohet, ka edhe nga ata që na turpërojnë, por e vërteta është që unë e kam parë me shumë njerëz që kalojnë nga spitali, që ndryshojnë mendim kur bëjnë shërbimin, se presin keq dhe ju del mirë.

Duke shoqëruar kryeministrin, Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e cila e cilësoi të domosdoshme pajisjen e spitalit me depo farmaceutike

Manastirliu: Do ketë 7 dhoma frigoriferike, me të gjitha kushtet optimale që duhan për barnat që vijnë. Ka një magazinë të madhe për të gjithë pjesën e serumeve dhe të gjithë elementëve të tjerë. Çdo bar që futet në QSUT është i skanuar me një barkod dhe gjithashtu kur del, deri sa shkon tek pacienti, gjithashtu me barkodin e vet. Është një investim, i cili siguron dhe garanton cilësi.

Tashmë në spitalin Nënë Tereza, qytetarët nuk do e marrin falas shërbimin e vendosjes së lentes që deri dje kushtonte 700 dollarë.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/qsut-me-depo-te-re-farmaceutike