Report TV - Përgjimet, Roni i Shijakut do e çonte heroinën në Belgjikë, takimi me biznesmenin Hoxha

2019-01-20 11

Hekuran Hoxha u arrestua nga Policia, pas informacioneve dhe përgjimeve që Prokuroria kishte mbledhur në lidhje me trafikimin e një sasie heroinë. Burime të Report TV nga organi i akuzës bëjnë me dije se Hekuran Hoxha kishte porositur një sasi heroinë që më pas do trafikohej drejt Europës, nëpërmjet Kosovës.

Porosia ishte bërë nga vet Hekuran Hoxha, që ndryshe njihet si ?Roni i Shijakut?. Në një takim që Hekuran Hoxha ka bërë me personin që ngriti laboratorin në Has, Admir Hoxhën, flitet për sasinë e heroinës që ?Roni? do merrte përsipër ta çonte drejt Belgjikës.

Takimi ku u diskutua për këtë sasi heroine është bërë në hotelin e Admir Hoxhës pranë Aeroportit të Rinasit. Hekuran hoxha bashkë me Saimir Gjepalin morën përsipër ta trafikonin heroinën dhe gjatë takimit në hotelin pranë Rinasit dhe biseda mes tyre është përgjuar nga ana e Policisë dhe Prokurorisë

Hekuran hoxha u arrestua dy ditë më parë në zonën e Shijakut dhe ndaj tij rëndojnë 5 akuza Prodhim dhe shitje e narkotikëve?, ?Trafikim i narkotikëve?, ?Prodhim dhe fabrikimi i lëndëve narkotike dhe psikotrope, në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal", ?Grup i strukturuar kriminal?, ?Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal?, ?Pastrimi i produkteve të veprës penale?.
48-vjeçari që nga miqtë thërritej ?Roni i Shijakut? bënte një jetë luksoze në Durrës. Ai madje disa prej bizneseve të tij u kishte vendosur emrin ?Roni?.