Kreu i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi ka përkujtuar 28-vjetorin e krijimit të "Shoqata Çamëria". Nga ky takim, Idrizi ka shprehur rezerva në drejtim të kreut të PD, Lulzim Basha. Ai ka kritikuar vendimet e marra nga PD në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, ndërsa theksoi se rrëzimi i Ramës është detyrë e opozitës, dhe jo të merret vendim për këtë. Sipas Idrizit, opozita sot duhet të jepte alternativën e saj, se çfarë do të bëjë me arsimin ekonominë, cila është alternativa e saj për të qeverisur.
Studentët nuk duhet t?i linim vetëm. Opozita duhet të fuste kokën e shpirtin brenda për t?i mbështetur, u ngritën për përgjysmin e taksave, prindërit e tyre s?kanë mundësi t?i cojnë në shkollë. Opozita duhet të ishte shpresë per ta, e bashkuar e qartë, duhet t?i jepte zgjidhje gjithë pyetjeve. Ç?do bëjnë me ekonominë arsimin. Sot jo nesër. S?e kuptoj dot si mund të merret vendim të heqë Ramën? Ka ndonjë detyrë tjetër opozita? Detyra është të shpalosë platformën. Shqiptarët sot kanë nevojë për zgjidhje dhe opozita duhet të japë alternativën e saj pse do të vijë në pushtet, për të ndryshuar qeverisjen, jo vetëm për të zëvendësuar një emër.
Shpëtim Idrizi, kryetar i PDIU