Kukësi po vijon përgatitjet në Pezë Helmës në pritje të pjesës së dytë të sezonit. E shtuna ishte dita e parë pas fazës së kaluar në Turqi, ku u zhvilluan edhe 3 ndeshje miqësore. Trajneri Armando Cungu tha se objektivat mbeten të njëjtë, triumfi si në kampionat dhe në Kupën e Shqipërisë.
?Nuk është e lehtë që të luftojmë në dy fronte, jo vetëm ne, po çdo ekip. Gjithsesi, do të menaxhojmë në mënyrën më të mirë të mundshme skuadrën që të luftojmë për të dy objektivat.?
Grupi është përforcuar me afrime në merkaton e Janarit. Njëri prej tyre është Vasil Shkurtaj, duke shtuar konkurrencën në sulm në pozicionin ku luan edhe Reginaldo.
?Ka ndihmuar shumë skuadrën dhe synon të jetë zgjedhje e parë. Gjithsesi, unë do të bëj zgjedhjet më të mira në favor të klubit. Një profesionist, duhet të respektojë zgjedhjet e trajnerit.?
Javën e ardhshme Kukësi do të luajë në Kupë me Apoloninë, ndërsa takimi i parë në Superligë do të jetë ndaj Laçit.
Tv Klan