Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Sektori fason vijon të kërkojë ndërhyrjen e qeverisë për dëmet që i ka shkaktuar zhvlerësimi i euros. Këtë radhë ata janë ndalur në Shkodër ku operojnë 73 ndërrmarje të cilat po përballen me vështirësitë e krijuara nga luhatjet e kursit të euros dhe mungesa e mbështetjes prej qeverisë. Kjo industri ka numrin më të lartë të të punësuarve dhe tkurrja e aktivitetit, sipas sipërmarrësve do shkaktonte plagë sociale në vend.
Dhoma Kombëtare e Prodhuesve të veshjeve dhe këpucëve prezantoi nga Shkodra paketën e emergjencës që u vjen në ndihmë bizneseve eksportuese.
Politikat aktuale të qeverisë sipas sipërmarrësve po sjellin falimentin e tyre, që nga kriza e fortë e euros dhe mosndërhyrja e shtetit, e deri tek vonesat në rimbursimin e TVSH-së.
Florian Zekja: Kërkojmë ndërhyrjen e mënjëhershme të Bankës së Shqipërisë për të stabilizuar kursin e këmbimit euro-lek. Gjithashtu kërkojmë nga ana e qeverisë të gjejë mjetet e nevojshme për të ndihmuar ndërmarrjet e prodhimit fason të dalin nga gjendja e vështirë.
Edi Teli: Rriten shpenzimet për energjinë elektrike, rriten shpenzimet për ujin, për rritje rrogash, për përmirësim të kushteve të punës. Në momentin final ajo që e fundos është zhvlerësimi i euros.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/fasonet-japin-alarmin-po-falimentojme-bsh-te-nderhyje-ne-kursin-euro-lek