Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Sektori fason në Shqipëri, i cili ka numrin më të lartë të punësuarve kryesisht gra dhe vajza të reja, vitet e fundit ka ndeshur një sërë problematikash e vështirësish. Paketa me 32 pika në mbështetje të këtij sektori mbeti vetëm në letër dhe nuk pati efekt. Sipas INSTAT, fitimet e këtij sektori ranë me 9 për qind në 2018. Për shkak të vështirësive në Shqipëri, shumë biznese fasone po zgjedhin rajonin për të vijuar aktivitetin.
Sektori fason numëron rreth 68 mijë të punësuar në 530 ndërrmarje që veprojnë në Shqipëri duke mbajtur peshën kryesore të punësuarve në vend.
Por ky lloj aktiviteti gjatë viteve të fundit po ndeshet me problematika dhe vështirësi.
Të dhënat zyrtare të INSTAT për dhjetorin e vitit 2018 tregojnë se sektori fason për herë të parë për 2018 pësoi një rënie të ndjeshme të eksporteve.
Tkurrja e eksporteve të prodhimit të tekstileve dhe këpucëve ishte 5% e ndikuar kryesisht si pasojë e zhvlerësimit të euros e cila arriti nivelin më të ulët në 10 vitet e fundit.
Prodhuesit e veshjeve dhe të këpucëve ankohen se gjatë 2018 i kanë rënë fitimet me rreth 9% dhe si rezultat kjo do të çojë në shkurtimin e punonjësve dhe në rastet më të këqia edhe në falimentim.
Po ashtu fasonët ankohen se qeveria nuk ka rimbursuar TVSH-në dhe një pjesë e mirë e tyre kanë vonesa që prej disa muajve, ndërsa duhej të rimbursoheshin brenda 30 ditëve.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/fasonet-ne-veshtiresi-ulje-eksportesh-shkak-te-euros