Ora News - Rama prezanton projektin e kampusit universitar, sulmon dhe Nishanin

2019-01-19 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
I shumëpritur nga viti 2015, kur projekti i kampusit universitar u shpall fitues, duket se tani do të nisë zbatimin për të bërë realitet.

Kryeministri Edi Rama në krah të kryetarit të bashkisë Erjon Veliaj prezantoi projektin si dhe hodhi akuza në drejtim të ish presidentit Bujar Nishani

Edi Rama: "Simboli i këtij zaptimi është marrja e mencës së madhe të qytetit studenti nga vëllai i një presidenti republike, më saktë nga presidenti për vëllanë, se po të ishte vëllai vetëm pa presidentin nuk do të merrte dot asnjë lugë jo më mensën.

E ndërsa po deklaronte se kampusi do të përfundojë brenda 4 viteve të ardhshme një studente i kujtoi se kërkesat e tyre mbeten të paplotësuara.

Kryetari Veliaj tha se projekti parashikon shtimin e 11 konvikteve dhe investime të tjera.

Erion Veliaj: "Fokusin më të madh do ta kemi në ato që quhen hapësira të përbashkëta. Planifikojmë të ndërtojmë një megabibliotekë. Një mencë moderne e jo miniqeliza të shpërndara.

Referuar protestës së studentëev ministrja e Arsimit premtoi proces inventarizimi për çdo problem në universitete.

Bora Shahini: "Në mars të këtij do të dalim me një raport që ka jo vetëm sugjerimet por dhe masat konkrete për zgjidhjen e problematikave të ndryshme"

Ndërtimi i një kampusi të ri universitar ishte pika e parë e projekteve të kryetarit të bashkisë Veliaj qëkur ai kandidoi në këtë detyrë. Ndërkohë ndër kërkesat kryesore të studentëve ishte edhe përmirësimi i kushteve në konvikte.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/rama-prezanton-projektin-e-kampusit-universitar-sulmon-dhe-nishanin