Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka në përfundim të mbledhjes së Këshillit Kombëtar tha se në mbledhje u vendos që të organizohen protesta me qëllim largimin e Ramës. ?Të merren me organizimin e protestave me qëllim të vetëm, rrëzimin e Ramës. Këshilli morivendim politik që si zgjidhje politike pas rrëzimit të qeverisë duhet një qeveri kalimtare për organizimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme. Kjo është rruga që do të ndjekë PD. Këto vendime do të merren më vonë. E rëndësishme është vendimi politik. ?-tha Paloka.