'Vol-vo 4'/ Arrestohet 'truri' i grupit të Shijakut, Hekuran Hoxha, porositi heroinën në Has

2019-01-18 14

SHIJAK - Arrestohet "truri" i grupit kriminal të Shijakut në vijim të megaoperacionit "Vol-vo 4". Në prangat e policisë ka rënë Hekuran Hoxha, 48-vjeç, banues në Xhafzotaj. Urdhërarresti është ekzekutuar mbrëmjen e sotme, një ditë pas lëshimit nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Ai akuzohet për disa vepra penale, mes tyre pjesëmarrje në grup kriminal, trafik droge dhe pastrim parash. Hekuran Hoxha i cili njihet edhe si "Roni i Shijakut" (Lexo këtu profilin) rezulton të jetë kreu i një grupi të fuqishëm të trafikut të drogës nga Shqipëria në Itali në Turqi, ku trafikonte edhe droga të forta si heroinë.

"Roni i Shijakut" dyshohet se porositi bashkë me Sajmir Gjepalin, (i shpallur në kërkim), heroinën që prodhohej laboratorin e Hasit. Burime nga prokuroria bëjnë me dije se ata kanë mbajtur kontakte me biznesmenin Admir Hoxha ( i shpallur në kërkim) për ngritjen e laboratorit të heroinës në Has i cili u zbulua në tetor 2018. Hekuran Hoxha është arrestuar edhe në vitin 2009 si i dyshuar për trafikimin e rreth 400 kg heroine në Itali. Si dhe në vitin 2011 për trafik heroine në Turqi. Mbrëmjen e 21 tetorit 2018, FNSH dhe RENEA arrestuan mbi 20 anëtarë të bandës, mes të cilëve edhe Avdylajt Njoftimi i plotë

Vijon operacioni ?Vol-Vo 4?

Drejtoria Hetimore Qendrore, në bashkëpunim me Prokurorinë për Krime të Rënda Tiranë, Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës në kuadër të operacionit policor ?Vol-Vo 4? kapen dhe ndaluan një tjetër dyshuar.

Në këtë kuadër, mbrëmjen e sotme është ekzekutuar urdhër ndalimi për shtetasin H.H., 48 vjeç, nga Xhafzotaj, Shijak. Ndalimi u bë pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda ka lëshuar, në datë 17 janar 2019 urdhër ndalimi për të.

Ai dyshohet për kryerjen e veprave penale ?Prodhim dhe shitje e narkotikëve?, ?Trafikim i narkotikëve?, ?Prodhim dhe fabrikimi i lëndëve narkotike dhe psikotrope, në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal", ?Grup i strukturuar kriminal?, ?Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal?, ?Pastrimi i produkteve të veprës penale?.