Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Dy persona kanë përfunduar në prangat e policisë në lidhje me mashtrimin e rimbursimit të barnave.
Prokurori i Ervin Karanxhaka urdhëruar ndalimin e shtetasve Petrit Skura si dhe të shtetasit Gazmend Aliaj, të dyshuar për dy vepra penale, të "mashtrimit kompjuterik" dhe ?mashtrimi në subvencione?.
"Ngjarja ka të bëjë me dyshimin e krijuar se farmacitë me vlerën e rimbursimit më të madh për vitet e fundit, siç janë B..., M... dhe G... & L..., nëpërmjet mashtrimit kanë përfituar fonde dhe subvencione nga shteti, duke përfituar nga fakti se kanë kontrate me FSDKSH-në, për rimbursimin e ilaçeve që ata shesin", thuhet në njoftim.
Sipas Prokurorisë, ekzistojnë shkaqe të bazuara për të menduar se ka rrezik largimi për shtetasin Petrit Skura, duke bërë të domosdoshëm urdhërimin e ndalimit të këtij personi.
Hetimet për rastin kanë nisur më 12 qershor të vitit të shkuar, ku Prokuroria ka arritur të zbulojë rimbursimin e recetave për rreth 400 persona për një periudhë kohore 3 muaj dhe këto shuma janë përfituar në shkelje të ligjit nga farmacitë e mësipërme.
"Nga këqyrja rezultoi gjithashtu se për një periudhë kohore 5 muaj janë pajisur me recetë në mënyrë të përsëritur 2 deri në 5 herë, shtetas të cilët kanë qenë të vdekur", thuhet në dosjen e Prokurorisë.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/mashtrimi-me-rimbursimin-e-barnave-arrestohen-drejtuesit-e-dy-farmacive