Ruçi: Meta te mos veproje sipas orekseve partiake

2019-01-18 0

Nuk është penduar aspak për votën që i dha Ilir Metës për ta ulur në karrigen e kreut të shtetit, por kur bëhet fjalë për përplasjen institucionale që shkaktoi mosdekretimi i emrit të Gent Cakajt në postin e Ministrit të Jashtëm, kryeparlamentari Gramoz Ruçi, Presidentit i lexon Kushtetutën.

Refuzon të bëhet pjesë e debatit politik, por sikundër Kryeministri Rama, thotë se fjala e fundit për konfliktin e krijuar mes qeverisë dhe Presidencës për këtë çështje do t?i takojë Gjykatës Kushtetuese pas ngritjes së saj.

Kreut të shtetit i njeh të drejtën që i garanton ligji themeltar i shtetit, kur bëhet fjalë për dy ligjet që Presidenti Meta i ktheu në Kuvend për rishqyrtim maxhorancës; atë për Noterinë dhe Kadastrën.

Si kryetar i Kuvendit palëve i kërkoi të përmbushin sa më parë një nga kriteret e vëna nga Brukseli, finalizimin në kohë të Reformës Zgjedhore. Pa koment nuk la edhe akuzat e opozitës, se në sesionin e jashtëzakonshëm u soll si partiak dhe aspak si kryetar i Kuvendit.

Free Traffic Exchange