Veliaj: Njësia 14 me zyrë shërbimesh - News, Lajme - Vizion Plus

2019-01-18 2

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Banorët e njësisë administrative numër 14 në Tiranë tashmë kanë një zyrë të re për të marrë shërbimet, më pranë banesave të tyre.Qytetarët e zonës së Astirit, Unazës së Madhe dhe Kasharit nuk ka nevojë të shkojnë deri në kombinat për të marrë një certifikatë, vërtetim apo çdo shërbim që ofrohet kjo e premte nga njësia.Veliaj cilësoi këtë si një premtim të mbajtur për banorët e Njësisë 14. Nga kjo zyrë do të marrin shërbimet rreth 70 mijë banorë?Pas shumë vitesh kemi një njësi administrative, pra një lagje e re të Tiranës, ashtu siç ndodhi te Liqeni i Thatë, Kodra e Diellit dhe në zonën e Freskut. Me këto tre lagje të reja, lajmi i mirë është që zyrat janë edhe më të mira: Do të thotë, ruajmë standardet e fundit kur vjen puna te pritja për publikun, te shërbimi për qytetarin, te aksesi për njerëzit që mund të kenë aftësi ndryshe. Besoj se është muzikë për veshët e çdo banori të kësaj lagjeje. Deri dje ishte një komunitet jo i dyzuar, ?i trezuar?, një pjesë shkonte në Kombinat për shërbime, një pjesë tjetër në Kashar, një pjesë tjetër te ?21 Dhjetori?. Sot s?ka më nevojë?.Ai ftoi banorët të tregohen bashkëpunues për të mirën e tyre dhe të transferojnë pa asnjë pagesë gjendjen civile të tyre në njësinë e re. ?Pa pagesë, pa taksë, mjafton vetëm të vetëdeklarohesh banor i kësaj lagjeje, Nëse vjen nga Berati apo nga Kukësi dhe nëse vjen nga njësia 7 apo nga njësia 6, transferohesh njësoj, automatikisht, në këtë njësi, pa pagesë. Kemi nevojë ta dimë nëse këtu banojnë 7 mijë vetë, aq sa kemi në regjistër, apo 70 mijë, sa janë realisht këtu. Në momentin që qytetarët na ndihmojnë, duke u regjistruar, ne u përgjigjemi menjëherë?, u shpreh kryebashkiaku.Duke u ndalur tek fluksi i ditëve të fundit që janë rezgjitruar për marrjen e kartave të identitet kryebashkiaku u shpreh se nisur nga java e ardhshme, njësitë administrative do të shtojnë mjediset për aplikimet.?Zyra e Aleat-it do të jetë këtu për këtë njësi, për kartat e identitetit dhe pasaportat, pa pasur nevojë të që qytetarët të shtyhen në radhë në njësitë e tjera. Sigurisht, për Aleati-in që emeton kartat e identitetit edhe pasaportat, do të shtojmë ambientet edhe në njësitë e vjetra. Ndaj vlen si njoftim për të gjithë qytetarët?, tha Veliaj.Veliaj dha lajmin e mirë se e gjithë kjo zonë shumë shpejt do të përfitojë një sërë investimesh të rëndësishme që lidhen me infrastrukturën arsimore, urbane, edhe në ujësjellës.

Free Traffic Exchange