Ora News - Meta dekreton Ramën edhe si Ministër i Jashtëm

2019-01-18 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Kryeministri Edi Rama do të mbajë edhe postin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme. Presidenti Ilir Meta firmosi sot dekretimin për shkarkimin nga detyra të Ditmir Bushatit dhe emërimin e Edi Ramës në këtë post.

Në argumentimin e tij Kreu i shtetit informon se e kishte bërë për të shmangur krijimin e një krize institucionale, e cila do të dëmtonte pozitën e Republikës së Shqipërisë në marrëdhëniet ndërkombëtare.

"Më datë 14 janar 2019, presidentit i është paraqitur propozimi i ri për emërimin e z. Edi Rama, Kryeministër edhe në funksionin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme."Emërimi i Kryeministrit edhe në detyrën e Ministrit është një rast i veçantë, që nuk parashikohet dhe as ndalohet nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë. Presidenti i Republikës vlerësoi këtë propozim në përputhje me frymën që përcjell Kushtetuta dhe jurisprudenca e Gjykatës Kushtetuese, duke bërë një interpretim të zgjeruar dhe fillestartë dispozitave kushtetuese, si dhe duke mbajtur në konsideratë faktin që, ushtrimi i detyrës së Ministrit nga Kryeministri është njëveprimtari shtetërore që shtrihet brenda sferës ekzekutive pjesë e kabinetit qeveritar, struktura e të cilit është në të drejtën e Kryeministrit për t?u propozuar. Në shqyrtimin e këtij propozimi Presidenti i Republikës, në cilësinë e Kreut të Shtetit, ka mbajtur në konsideratë edhe rëndësinë e evitimit të çdo mundësie për krijimin e një krize institucionale, e cila do të dëmtonte pozitën e Republikës së Shqipërisë në marrëdhëniet ndërkombëtare."

Dekreti është firmosur një ditë pasi u bë betimi në presidencë i ministrave të rinj. Ndërkohë Meta refuzoi dekretimin e emrit të Gent Cakajt në postin e ministrit të Jashtëm dhe pas këtij veprimi Rama dërgoi emrin e tij për postin e ministrit të Jashtëm duke e paralajmëruar se do shiheshin në Gjykatën e re Kushtetuese.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/meta-dekreton-ramen-edhe-si-minister-i-jashtem

Free Traffic Exchange