http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Ka marrë fund perplasja e gjate Kushtetuese mes Edi Rames dhe Ilir Metes.Kete te premte, kreu i shtetit ka dekretuar shkarkimin e Ditmir Bushatit dhe emerimin e Edi Rames ne krye te Ministrise per Europen dhe Punet e Jashtme. Ne argumentin e parashtruar thuhet se emërimi i Kryeministrit edhe në detyrën e Ministrit është një rast i veçantë, që nuk parashikohet dhe as ndalohet nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.?Presidenti i Republikës vlerësoi këtë propozim në përputhje me frymën që përcjell Kushtetuta dhe jurisprudenca e Gjykatës Kushtetuese, duke bërë një interpretim të zgjeruar dhe fillestartë dispozitave kushtetuese, si dhe duke mbajtur në konsideratë faktin që, ushtrimi i detyrës së Ministrit nga Kryeministri është njëveprimtari shtetërore që shtrihet brenda sferës ekzekutive pjesë e kabinetit qeveritar, struktura e të cilit është në të drejtën e Kryeministrit për t?u propozuar.?Ne fund, nenvizohet se kreu i shtetit ka mbajtur në konsideratë edhe rëndësinë e evitimit të çdo mundësie për krijimin e një krize institucionale, e cila do të dëmtonte pozitën e Shqipërisë në marrëdhëniet ndërkombëtare.Shkarkimi i Bushatit dhe dekretimi i Ramës pason përplasjen e fortë mes dy institucioneve për Gent Cakën, te zgjedhur nga Rama për të qenë në krye të diplomacisë. Por presidenti e refuzoi këtë kandidaturë, duke e quajtur të papërshtatshme në shumë drejtime.Pas kësaj, rama vendosi të marrë vetë në duar ministrinë e jashtme, ndërsa ka paralajmëruar Metën se kjo cështje do ti kalojë për zgjiedhje gjykatës kushtetuese, sapo ajho të jetë funksionale.